Deputeti socialist Lavdrim Krashi, uljen e numrit të shqiptarëve që kalojnë La Manshin për të shkuar në Britani të Madhe e sheh si lajm të mirë dhe që sipas tij, do të thotë që mesazhi i qeverisë shqiptare dhe britanike ka depërtuar tek njerëzit.
Në një lidhje me MCN Live, Krashi tha se rruga që ndjekin disa nga bashkatdhetarët tanë për tu larguar drejt Anglisë, mbart rreziqe serioze dhe këtë gjë duhet ta mësojnë të gjithë dhe duhen informuar njerëzit për largimin drejt Anglisë.
Sipas tij, qeveria britanike dhe ajo shqiptare bën dy marrëveshje, njëra në mënyrë virtuale në muajin dhjetor, dhe tjetra gjatë vizitës së Kryeministrit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe masat e ndërmarra nga qeveria britanike, janë masa për të minimizuar një fenomen dhe vetëm shqiptarët nuk përfitojnë, por trafikantët për qëllimi përfitimi ekonomik, duke përfituar nga kushtet në të cilat janë shumë qytetarë shqiptarë. Masat janë për të minimizuar numrin e kalimeve nga La Manshin.
Krashi deklaroi se çdo gjuhë e papranueshme dhe që nxit ndarjen e veçantë të një komuniteti të caktuar është e papranueshme dhe siç shtoi ai, ka gjithmonë më shumë se një arsye pse ndodh diçka dhe ka lidhje me politikat e brendshme në Britani, me Partinë Konservatore në qeveri.
Po ashtu deputeti socialist cilësoi si detyrë e qeverisë që të krijojë politika në mënyrë që shqiptarët ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.
Vitin e kaluar kishte 15 mijë të larguar nga La Manshe, ky ishte kulmi përgjatë viteve të fundit.
Shpresoj që si rezultat i kombinimit të masave të qeverisë britanike një pjesë e të cilave duken dhe represive, numri të ulet.
Deklarimi i Shqipërisë si një vend i sigurtë, nuk do të thotë që Britania e Madhe të largohet nga konventa e refugjatëve, që çdo rast të trajtohet, që nëse një qytetari i rrezikohet jeta, për shkak të përkatësisë fetare apo etnike, më vjen mirë të them që Britania e Madhe nuk guxon që njerëz të tillë ti kthej në bllok, patjetër që përdoren këto mekanizma.
Qeveria britanike nuk e përdor vetëm për shqiptarët dhe shqyrtimi i kërkesës për azil do bëhet në Ruanda, në një vend afrikan.
Krashi tha se në Shqipëri në mënyrë formale 17% e GDP vijnë direkt nga emigrantët, pa përfshirë të ardhurat që vijnë në mënyrë informale, duke nënvizuar se kontributi që bëjnë emigrantët për Shqipërinë është shumë më shumë se 17%.
Lidhur me mënyrën ligjore të të shkuarit në Britaninë e Madhe, Krashi deklaroi se ka një sistem pikëzimi dhe shqiptarët kanë të drejtën dhe mundësinë, për të aplikuar për viza pune si sezonale apo edhe më të zgjatur, duke përmendur bujqësinë dhe ndërtimin.
Është paraparë që qeveria shqiptarë të shikoj se çfarë mundësish ka dhe Britania të shikojë se çfarë në nevojash ka.
Në marrëveshjen e dy Kryeministrave parashikohet lehtësimi i kompanive kryesisht shqiptare por jo vetëm, marrja e licencës, që i merr punonjësit nga vende të ndryshme, në këtë rast nga Shqipëria, jo për të skllavëruar, por për të punuar.
Është e pamundur që të përmendim shifra, pasi kjo varet nga nevojat e tregut. Ka disa kushte nuk mund të shkojë kushdo.
Nëse kërkohet një punëtor ndërtimi, nuk mund të çosh dikë që merret me bletari. Nuk është mënyra e vetme për të vajtur në Britani mënyra ilegale.
65 veta kanë aplikuar me këtë skemë dhe të 65 e kanë marrë vizën e punës. Kanë aplikuar në kompani që kanë licencën, për të punuar në mënyrë sezonale apo më gjatë.
Nëse njerëzit e shohin të ardhmen e tyre për të shkuar në Britani, të përdorin formën ligjore.



