
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u shpreh se janë të shumta rastet e akteve seksuale në zyrat e shtetit. Ai u shpreh se deri dje ky rast ishte cilësuar si një shkelje etike, por tashmë me publikimin e videos së plotë ku mes Gjicit dhe vajzës flitet për një tenderim të sterilizimit të qenëve, çështja bëhet penale. “Safeti i shkret pati fatin e keq që doli në Tv, ka një listë të gjatë të medias dhe politikës që kanë të tilla video. Ky akt ka ndodhur në shkëmbim të diçkaje tjetër dhe ndaj kjo është shumë më e ndjeshme se historia që shpërtheu të shtunën. Në një shoqëri të tillë si shoqëria që kemi sot ka pafund raste të tilla, prandaj them që ky ka fatkeqësinë që doli në video. Kjo histori merr një rëndësi shumë të madhe, tani është çështje penale.”, u shpreh Vangjeli.



