Nëse do të kisha sigurinë se Amerika dhe Evropa nuk do të na braktisnin, se do të na mbështesnin dhe do të jepnin garanci për sigurinë, do të isha i gatshëm të negocioja në çdo format të dialogut.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për kanalin televiziv britanik ITV, raportuar nga Guardian, pas telefonatës mes Donald Trump dhe Putinit për përfundimin e konfliktit.
“Një konflikt i ngrirë, do të çojë në më shumë agresion përsëri.
Do të jetë një humbje absolute për të gjithë, si për ne, gjë që është e rëndësishme, ashtu edhe për Trump", tha udhëheqësi ukrainas.
Më tej Zelensky tha se ukrainasit duhet të dinë saktësisht se si do të përfundojë kjo luftë.



