Skema e mbështetjes/ Sharka: Qeveria qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë, fond i pamjaftueshëm e me defekte (VIDEO)

Skema e mbështetjes/ Sharka: Qeveria qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë, fond i pamjaftueshëm e me defekte (VIDEO)

Ditë më parë qeveria miratoi paketën e mbështetjes për fermerët e serave, blegtorëve dhe bletërritësve.

Një fond prej 3.3 miliardë lekësh që do të mbështesë 9 masa për bujqësinë dhe blegtorinë, për kandidatin e PD për bujqësinë në Lushnjë, Eduart Sharka, është i pamjaftueshëm.

Në “MCN live”, Sharka tha se qeveria ka pasur qëndrim pothuajse armiqësorë ndaj sektorit të bujqësisë dhe se fondi është shumë larg asaj që kërkon bujqësia sot.

Për skemën dhe financimin nuk e di ku shihet pozitiviteti, por po të shohësh treguesit makro dhe krahasimin me vendet fqinje, këndvështrimi ndaj bujqësisë i kësaj qeverie lë shumë për të dëshiruar, për të mos e meriton edhe fjalën `qëndrim armiqësor.

Po të shikosh raportet, kontributin ë jep bujqësia në JDP tonë dhe në krahasim me vendet e rajonit dhe ajo çfarë merr nga buxheti i shtetit është një fond i vogël dhe i pamjaftueshëm, për të mos folur për skemat dhe defektet qe japin këto skema, edhe ky fond mund të shpërndahej në mënyrë shumë më efektive.

3.3 milion i kujton që është hequr edhe 6%, në 2018 ka qenë 2.3 miliard subvencionimi por ishte edhe 6% qe ishte subvencioni direkt për sektorin e bujqësisë, 2018 u bë 6% , kurse ne 2022 u hoq fare.

Pra, është fond i pamjaftueshëm, të matësh me vitin e kaluar ose para dy vitesh kur ishim formalizuar me 30 mijë fermer e tani me 70 mijë, natyrisht që është pozitive pro është shumë larg asaj që kërkon bujqësia sot.

Sipas ekspertit të bujqësisë Sharka, skemat në mënyrën që aplikohen janë tejet diskriminuese.

Sipas tij, për specialistët e fushës do të ishte më efikase aplikimi i skemës së subvencionit për njësi të prodhimit.

Skemat kështu si aplikohen janë shumë diskriminuese për fermerët, për dyshemenë dhe tavanin që kanë skemat, për mënyrën, për burokracinë që kanë, për të aplikuar fermerët dhe për të plotësuar.

Për fondet e pamjaftueshme brenda skemës, sepse duhet marrë në konsideratë se 15 mijë fermerët që kishin aplikuar vjet, pavarësisht se kishin aplikuar dhe plotësuara në kohë kriteret, nuk morën naftë për vitin e kaluar dhe sivjet ata janë sërish të barabartë më koleget e tyre që kanë marrë vjet dhe aplikojnë prap duke ditur se prape nuk do të marrin.

Me specialistët e fushës dhe shumë aktor të tjerë kanë rënë dakord që skema më e mirë është skema e subvencionit për njësit të prodhimit, sepse subvencionon suksesin, standardin, ul shpenzimet e implementimit dhe ka shumë benefite të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy