E ardhmja është para nesh! Zv/ministri grek, Fragkogiannis në Tiranë: Thellojmë bashkëpunimin ekonomik mes Greqisë dhe Shqipërisë

E ardhmja është para nesh! Zv/ministri grek, Fragkogiannis në Tiranë: Thellojmë bashkëpunimin ekonomik mes Greqisë dhe Shqipërisë

Në Tiranë ka mbërritur për një vizitë Zëvendësministri i Jashtëm grek, për Çështjet e Ekonomisë Diplomatike, Kostandinos Fragkogiannis.

Fillimisht ai mori pjesë në një forum, të organizuar nga Dhomat e  Tregtisë së Athinës dhe Tiranës, në bashkëpunim me ambasadën greke në vendin tonë.

Në këtë aktivitet të mbajtur në Hotel Plaza u eksploruan mundësitë e bashkëpunimit të biznesit përmes takimeve dypalëshe midis kompanive shqiptare dhe greke.

Zv. ministri i Jashtëm grek foli për raportin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, potencialin e madh mes dy vendeve në kuadër edhe të situatës gjeopolitikë në Ballkanin perëndimor.

Ai theksoi se bizneset greke kanë interes për të investuar në Shqipëri jo vetë në sektorë ku tashmë ka një traditë siç është turizmi apo transporti detar, por edhe në fusha te tjera si farmaceutika dhe në veçanti energjia. Zvministri i Jashtëm grek, Fragkogiannis drejtoi një ftesë për investitorët grekë për rritje të pranisë në tregun shqiptar.

“Ju ftoj si biznesmenë dhe investitorë të merrni pjesë aktivisht në rrugën e rimëkëmbjes dhe transformimit të Shqipërisë, Greqisë dhe Ballkanit në përgjithësi. E ardhmja është para nesh. Mund të ecim së bashku drejt saj”-theksoi zoti Fragkogiannis.

Edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Greqinë.

“Zgjerimi i urave lidhëse dhe sinergjia midis dy vendeve tona është prioritet kyç për të mirën e popujve tanë, mirëqenies direkte dhe zhvillimit ekonomik”- tha ai.

Forumi u përshëndet edhe nga ambasadorja e Greqisë në Tiranë znj, Konstantina Kamitsi, Presidentja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës, Sofia Kounenaki, homologu i saj Nikolin Jaka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy