Dy aksidente brenda 10 minutave kanë ndodhur sot në Lushnjë, ku janë përfshirë 5 automjete, dhe ka mbetur i plagosur rëndë një drejtues mjeti. Korrespondentja e Mcn Tv Evi Gjini në një raportim për Mcn Live thekson se kryqëzimi Krutje-Këmishtaj është problematik dhe ende s’është gjetur një zgjidhje përfundimtare për të shmangur aksidentet.
“Ishin dy aksidente brenda 10 minutave, ku u përfshinë 5 automjete. Aksidenti i parë ishte humbje e kontrollit të drejtuesit mjetit, që vinte nga Fieri në drejtim të Lushnjës. Një automjet i preu rrugën në momentin që po kalonte në kryqëzimin e hapur, dhe drejtuesi i mjetit u përplas me bordurën anësore duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tij. Për momentin po merr mjekim në Spitalin e Lushnjës. Aksidenti i dytë ishte një përplasje, ku u përfshinë tre automjete, duke i rënë nga pas njëri-tjetrit. Nuk është respektuar shpejtësia dhe përplasjet erdhën zinxhir. Kjo është ajo çka ndodh përditë në këtë pikë të rëndësishme të qarkullimit rrugor. Disa vite më parë është marrë një vendim që kryqëzimi Krutje-Këmishtaj të mbyllej, të bëheshin barriera anësore. Ka qenë një protestë e madhe e banorëve të zonës pasi s’kishin mundësi të tjera lidhje, por rruga u hap”.



