
Kancelari austriak Sebastain Kurz ka kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Herbert Kickl pas skandalit të videos.
"Do t’i propozoj presidentit të republikës largimin e ministrit të Brendshëm... Detyrat e ministrisë së Brendshme të kryhen nga funksionarë e ekspertë të tjerë, në mënyrë që qeveria të ruajë kapacitetet për të vepruar”, ka deklaruar ai në një konferencë për shtyp në Vjenë.



