Suli: Në momentin që u arrestua, Goro ishte në kafe me një prokuror. Nuk do të bëhemi pjesë e farsës së PS në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

Suli: Në momentin që u arrestua, Goro ishte në kafe me një prokuror. Nuk do të bëhemi pjesë e farsës së PS në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Omonia-s, Marin Suli tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se letra e dorëheqjes së Jorgo Goros ishte plot mllef kundrejt himarjotëve dhe e vonuar me 10 muaj.

Më tej, Suli tregoi se në momentin që Goro u arrestua ishte në kafe me një prokuror.

Sipas Sulit, Xhaçka, Gaçi dhe Goro duhet të akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe vjedhje prone.

Ne e kemi akuzuar politikisht Goron dhe ditën që u arrestua, Goro ka qenë në një kafe në Dhërmi me një prokuror të Vlorës. Rastësisht çështjen e Belerit e filloi një prokurori Vlorës dhe nuk dihet nëse është i njëjti prokuror që filloi çështjen e Belerit ai që ishte në kafe me Goron. Duhet ta thonë kush ishte ky që ishte në kafe me Goron dhe dhe ç’ punë ka një prokuror i qarkut Vlorë që pi kafen me kryetarin e bashkisë, institucion që Goro ka një thes me kallëzime që mbyllet ciklikisht nga prokurorët e Vlorës.

Goro, Xhaçka dhe Gaçi kanë vjedhur tokën shtetërore 5 mijë m/2 dhe tokën e një himarjoti 5 mijë m/2. Ata duhet të ishin akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe për vjedhje prone. Sot akuzohet për një vepër minore që është 'shpërdorim detyre'. Janë gati 2 mijë tituj pronësie të falsifikuar. Njerëzit nuk do t'i falin asnjë metër tokë as Goros, as Gaçit, as Xhaçkës dhe as Ramës.

Nuk i besoj se i intereson Ramës arrestimi i Goros, por Rama nuk mund ta mbante më jashtë se çështja duhet të ecte përpara. Presioni mediatik ka qenë i madh. Rama prapë me regji, ndërroi prefektin pastaj lejoi arrestimin e Goros.

Suli tha se nuk do të bëhen pjesë e farsës së PS-së nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Çfarë do zgjidhje dhe zgjedhje të bëjë PS në Himarë në shtrembërim të vullnetit të himarjotëve, nuk do të jemi ne kurrsesi pjesë e farsës së PS.

Himarjotët e zgjodhën kryetarin e tyre të bashkisë, e zgjidhën shumicën qeverisë. E gjithë PS dhe administrata shtetërore po shtrembërojnë vullnetin e himarjotëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy