“Bilardo”/ Godet fort avokati Sokol Hazizaj: Reforma në drejtësi u përdor për njerëzit që nuk i shkonin pas tekave të PS

“Bilardo”/ Godet fort avokati Sokol Hazizaj: Reforma në drejtësi u përdor për njerëzit që nuk i shkonin pas tekave të PS

Avokati Sokol Hazizaj deklaroi në emisionin “Bilardo” në MCN TV se Reforma në Drejtësi u përdor për të larguar njerëz që nuk i shkonin sipas midesë mazhorancës socialiste. Po ashtu ai theksoi se u shfrytëzua një “mendim populitarist” duke krijuar struktura të veçanta ku do punësoheshin edhe njerëz të përkëdhelur. “Unë mendoj që reforma në drejtësi në vitin 2016 pati dy momente, dy vektorë të zhvillimit të saj, e para njëherë që mazhoranca e ardhur në vitin 2013, realizoi një objektiv politik, që largoi njerëzve që nuk vinin pas midesë së saj nëpërmjet Komisioneve të Pavarura të Kualifikimit dhe Kolegjit të Pavarur të Apelimit dhe kjo duket për shkak të vendimeve që ka nxjerrë sot Gjykata e Strasburgut. Së dyti, në kuadër të një objektivi ose pakënaqësisë që kishte sjellë drejtësia në përgjithësi, duke shfrytëzuar një mendim populitarist, krijoi struktura të veçanta ku do punësoheshin edhe njerëz të përkëdhelur të saj, ose së paku do ruhej e njëjta strukturë e Krimeve të Rënda. Çështja është që ligji për organizimin dhe funksionimin e kësaj strukture të posaçme i ka kaluar parashikimet kushtetuese dhe proceduriale gjithashtu, në mënyrën si organizohet dhe funksionon gjyqësori në përgjithësi. Dhënia e kompetencave dhe mbipushtetin gjyqësorit ka prishur ekuilibrat në sistemin e të drejtës. Është ngritur një piramidë mbi një piramidë lidershipi që duhet të ketë drejtësia në vetvete”, tha Hazizaj. Duke folur mbi strukturën e SPAK, avokati shtoi: “Kjo lloj kërpudhe e ngritur si strukturë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prevalon në kompetencat e saj ose në mënyrën si është organizuar mbi Prokurorinë e Përgjithshme, mbi KLP dhe mbi gjykatën po ashtu. Struktura e Posaçme mund të kontrollojë edhe KLP-në, edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe strukturën e Prokurorit të Përgjithshëm, pse jo edhe qeverisjen e tërë të gjyqësorit dhe prokurorisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy