Soko: Mbledhja e Asamblesë së PS-së, për të dhënë mesazhe se ku do të ‘godasë’ SPAK-u

Soko: Mbledhja e Asamblesë së PS-së, për të dhënë mesazhe se ku do të ‘godasë’ SPAK-u

Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë në studion e MCN Live se mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së për të dhënë mesazhe se ku do të “godasë” SPAK.

Duke vijuar më tej, Soko theksoi se mesazhet nuk dalin pa lejen e kryeministrit Rama.

Nga pikëpamja e marrëdhënieve me publikun e pashë mbledhjen e zotit Rama si një mbledhje plenumesh. Jo se kishin substancë, jo se donte të thoshte diçka se ato që u thanë ishte retorikë boshe për të mbushur atë pikturë të mbledhjes së PS-së, besoj se mesazhet ishin ato që vetë Rama nxori.

Mbledhja nuk u bë për të nisur ndonjë punë, as për të ndezur motorët, as për të ngrohur kambiot, u bë sepse duhet të dilnin këto mesazhe.

Kur këto mesazhe fillojnë e dalin, shikojmë dhe projektojmë dhe goditjet politike, drejtimet ku do të shkojë SPAK-u.

Nga një mbledhje hermetike, dalin ca mesazhe. Nuk dalin mesazhet pa lejen e Ramës, ato dalin kur do Rama të nxjerri ca mesazhe. Janë mesazhe që dolën se Rama donte t’i nxirrte.

Ishte stisje në formë për të nxjerrë këto mesazhe.

Kupton që ndoshta ky do të jetë horizonti i ri i SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy