Vlorë, gjenden eshtra njeriu në Pyllin e Sodës (Video)

Vlorë, gjenden eshtra njeriu në Pyllin e Sodës (Video)

Në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, mesditën e sotme janë gjetur disa eshtra njeriu, duke bërë që policia të rrethojë zonën.

Eshtrat po merren nga ekspertët e policisë ligjore, për t’u dërguar në laborator.

Pamjet nga vendi i ngjarjes i gjeni në videon që sjell MCN Tv, ndërkohë që nuk dihet se kujt i përkasin dhe as cilës periudhe.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar se kujt i përkasin eshtrat dhe rrethanat në të cilat viktima mund të ketë humbur jetën.

Policia tha zyrtarisht se:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës, ju bëjmë me dije se: 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.  

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy