Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do të ndalonte në SHBA rrjetin social TikTok, dyshuar nga Uashingtoni se mund të përdoret nga shërbimet sekrete kineze.
“Përsa i përket TikTok, ne e ndalojmë atë në SHBA”, deklaroi Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”.
Njoftimi i presidentit erdhi pas negociatave intensive mes Shtëpisë së Bardhë, kompanisë që e ka në pronësi aplikacionin TikTok dbe blerësit e mundshëm, përfshirë gjigantin amerikan, Microsoft Corporation.
Sidoqoftë, palët dështuar të arrinin marrëveshje rreth shitjes së operacioneve të kompanisë kineze në Shtetet e Bashkuara, bënë të ditur burimet e lidhura me këtë çështe. Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët e ardhshme, shkruan “Reuters”.
Një burim tha se këmbëngulja e kompanië “ByteDance” për ta vlerësuar aplikacionin për më shumë se 50 miliardë dollarë dhe këmbëngulja për ta mbajtur një pakicë të aksioneve i ndërlikuan bisedimet për marrëveshje.
Nuk është ende e qartë se çfarë autoritetit ka presidenti Trump për ta ndaluar aplikacionin e famshëm që ka mbi 80 milionë përdorues aktivë në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, nuk është e qartë as si do të zbatohet vendimi për ndalimin e aplikacionit dhe me çfarë sfidash ligjore mund të përballet ky vendim.
TikTok u bë objekt i një hetimi të CFIUS, agjencia amerikane e ngarkuar për të siguruar se investimet e huaja nuk përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.



