Jarazi: 4.5 milionë turistë në 2022 në Tiranë, kulinaria shqiptare më e preferuara

Jarazi: 4.5 milionë turistë në 2022 në Tiranë, kulinaria shqiptare më e preferuara

Tirana gjatë vitit të kaluar ka arritur shifrën prej 4.5 milionë turistësh, të cilët kryesisht kanë preferuar kulinarinë tradicionale shqiptare, tha për MCN economy, drejtoresha e Turizmit pranë Bashkisë së Tiranës, Ketrina Jarazi.

Sipas saj, Tirana ofron kulinarinë që nga ushqimi i rrugës deri te ajo elitare.

Numri i turistëve përgjatë vitit 2022, ka arritur në 4.5 milionë të tillë.

Një nga gjërat që turistët cilësojnë është edhe ushqimi i përgjithshëm, duke filluar që nga “street foods”, që i kemi huazuar që nga Greqia e Italia dhe mendoj se kjo pjesë patjetër që turistëve iu ofron më shumë edhe në kuadër të paketave turistike që nga ushqimi tradicional deri te ushqimi elitar.

Tirana sot ka një raport ku mund të gjejnë veten të gjithë deri te hapësirat evropiane të aksesueshme për të gjitha moshat.

Kemi hartë të caktuar se si nga paketat tradicionale të kulinarisë deri te ato elitare. Ato tradicionale janë kryesisht në periferi të Tiranës, pastaj kemi Bllokun dhe qendrën kur restorantet janë deri te ato elitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy