Pas kërkesës së Kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi dhe të kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka reaguar kreu i bashkisë së Tepelenës.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Peçi sqaron të vërtetën e mosdeklarimit të një dënimi. Ai thotë se e vërteta është se fillimisht nuk e deklarova një gjobe për makinën në doganë.
kryebashkiaku theksoi se e di mire se kujt i intereson kjo lufte me mua per te me njollosur përmes mashave pseudoinstitucionale.
DEKLARATA E KRYEBASHKIAKUT TË TEPELENËS
“Të dashur bashkëqytetarë, mora nga mediat lajmin se qenkam kriminel:) Prokuroria e Përgjithshme kërkon mandatin tim sipas mediave për një dënim te padeklaruar. E vërteta është se fillimisht nuk e deklarova një gjobe për makinën në doganë. Këtë e korrigjova dhe e depozitova në KQZ qysh ne qershor 2016 përmes një deklarate sqaruese. Ky është krimi qe kam bere dhe kjo nuk është një vepër penale sic e parashikon ligji përkatës! Unë e di mire se kujt i intereson kjo lufte me mua per te me njollosur përmes mashave pseudoinstitucionale. Janë po ata qe kane vite qe me jane qepur pas dhe nuk kane lene gjë pa thënë për mua! Po meqë i ka zënë nata jashte nuk po merrem me ta sot. Por ne 18 qershor do merremi shume seriozisht une edhe ju qe keta llumra qe jane mbledhur ne nje çadër nga tmerri i krimeve qe kane bere dhe i drejtësisë qe po u vjen pas koke! Forca te punojmë fort për Partine Socialiste dhe Edi Ramen ne emer te Tepelenes qe pas largimit te llumit qe e mbyti me vite po rilind ne cdo cep te saj! Përqafime Tërmeti



