Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka dhënë mesazhin e tij mëngjesin e sotëm për ditën ndërkombëtare të Dhunës ndaj Grave.
Në një postim në rrjetet sociale, Soreca shkruan se dhuna ndaj grave është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe që ky fakt nuk ka vend askund në botë.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave ëshë shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë”, shkruan Soreca.
Së fundmi, vendi ynë ka ashpërsuar dënimet për burrat dhunues.
Më 18 nëntor kanë hyrë në fuqi masat e reja, ku parashikohet që burri dhunues dëbohet menjëherë nga shtëpia pa pritur një vendim gjykate, por i takon Policisë së Shtetit të veprojë ndaj dhunuesve.
Ata do të dërgohen në një strehë të përbashkët për burrat dhunues ndërsa alkoolistët do të dërgohen në spital.



