Biden pret të takohet me homologun e tij kinez së shpejti

Biden pret të takohet me homologun e tij kinez së shpejti

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të enjten në Uashington se ai planifikon të takojë homologun e tij kinez Xi Jinping “së shpejti”, diçka që ai e ka thënë prej muajsh. Deklarata e tij erdhi pasi presidenti e etiketoi homologun kinez një “diktator” pak ditë më parë, duke shkaktuar zemërim në Pekin. I pyetur dje në lidhje me këtë koment gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, Biden u përgjigj se nuk do t’i mohohej e drejta të thotë atë që mendon se është realiteti me Kinën. “Kjo nuk është diçka që unë synoj ta ndryshoj”, shtoi presidenti amerikan. Joe Biden dhe Xi Jinping do të kryqëzojnë rrugët dy herë në vitin 2023. Ata do të marrin pjesë në takimin e G20 në Indi në shtator dhe në atë të APEC, forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, që këtë vit amerikanët do ta organizojnë në San Francisko, në muanin nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy