Petraj: Vendimet e dhëna gabim në Apel, po legalizohen nga Gjykata e Lartë (VIDEO)

Petraj: Vendimet e dhëna gabim në Apel, po legalizohen nga Gjykata e Lartë (VIDEO)

Avokati Edmond Petraj, stokun e dosjeve në Gjykatën e Lartë, e argumenton me bërjen jo të duhur të reformës, për të cilën thotë se filloi nga koka dhe jo me normalizim që institucionet të mos krijonin ngërçe.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV ai foli për vakume që u krijuan në Gjykatën e Apelit, apo Gjykatën e Lartë duke bërë që çështjet të shkojnë nga tre vjet.

Problematika erdhi nga mënyra se si e zgjodhën këtë sistem. Avokati është në limite dhe kërkon që të bëjë rekurse.

Pse nuk shikon zoti Sadushi që janë këta gjyqtarë që kanë dhënë ato vendime në gjykatat e Apelit dhe gjykojnë po ato vendime po aty.

Cilësia ka rënë, të gjitha vendimet po merren në dhomë këshillimi, nuk po zhvillohet asnjë seancë.

Ka ca mangësi të cilat Gjykata e Lartë duhet ti marrë vetë në shqyrtim edhe nuk janë avokatët që do i marrin.

Të gjitha vendimet e dhëna gabim në Apel po legalizohen nga Gjykata e Lartë.

Në gjithë ecurinë e procesit, nëse nuk do ishin tërhequr mbi 3 mijë rekurse nga institucionet shtetërorë që kishin humbur gjyqet, do ishim prapë në atë situatë.

Niveli i dosjeve nuk është se ka rënë, prapë është tej afateve të parashikuara.

Sa i takon rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të ankimit për hartën gjyqësore, deklaroi se kemi një lloj situate që minimalisht Shqipëria duhet të kishte dy ose tre gjykata Apeli dhe të lehtësohej situata.

Gjyqtarët mbulojë njeri tjetrin, se janë të njëjtët gjyqtarë që mbështesin gjyqtarë të tjerë. Ankimimi është bërë shumë i saktë, korrekt dhe në mënyrën e duhur.

Për çfarë e rrëzoi ankimimin, ku e dinë kalvarin që heqin qytetarët për një proces. Çështjet shkojnë 3-4 vjet dhe përfundojnë deri në Gjykatën e Lartë.

Zbardhja e vendimeve në Apel duhet të jetë 30 ditë, vonesat shkojnë zbardhje Apeli 3, 4, 5 apo 6 muaj.

Kam raste që nuk jemi njoftuar fare për datën e gjyqit të zhvilluar në dhomë këshillimi. E kanë bërë me shpallje vendimi.

Avokatët nuk kanë se kujt t’i ankohen se këta nuk kritikojnë dhe ndëshkojnë njeri tjetrin.

Idenë e divorcit tek noteri, e sheh si të pamundur, pasi deklaron se gjithsesi duhet një marrëveshje paraprake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy