Transporti publik/ Foni: Krahas studentëve, kemi propozuar edhe shërbimin falas për kategoritë e tjera (VIDEO)

Transporti publik/ Foni: Krahas studentëve, kemi propozuar edhe shërbimin falas për kategoritë e tjera (VIDEO)

Me nismën e viti të ri akademik, shtohet dhe fluksi në udhëtim në transportin publik.

Krahas kërkesave të kamotshme të Shoqatës së Trasnprotit Publik, të cilat ende mbetet të paplotësuara, përfaqësuesi i kësaj shoqate, Konstandin Foni, bëri të ditur sot në studion e “MCN live”, se tashmë studentë me kartën e studentit mund të përfitojnë abonenë mujore falas.

Sipas tij, pos kësaj kategorie, janë propozuar edhe shërbimin falas për kategoritë e tjera.

Edhe pse nuk kemi asnjë lloj vendimmarrje për një periudhë afatgjate, ishte kjo nisma e bashkisë së Tiranës për studentët që do të udhëtojnë falas, bëhet fjalë për ata që kanë kartën e studentëve.

Siç ka funksionuar edhe më përpara, studentet do të shkojnë të kioska do të paraqesin kartën dhe nuk do të paguaj, por do të marrë pa asnjë lek. Me këtë rast operatoret do të subvencionohen dhe do të paguhen nga bashkia e Tiranës.

Ishte nismë e jona, që krahas studentëve të propozohen edhe të tjerët, jo vetëm studentët, por për kategori të tjera të qytetarëve në Tiranë, dhe operatorët të subvencionohen.

Foni thotë me tej se edhe pse kanë kërkuar disa herë radhazi për plotësimin e kërkesave të tyre, por që deri më tani ende nuk janë plotësuar.

Deri sot nuk kemi asnjë vendimmarrje, jetike është që ky shërbim të ketë rendiment të shërbimit cilësor, dhe q ete ofrohet ky shërbim, janë të domosdoshme plotësimi i kërkesave siç janë disa, ne kërkojmë rimbursimin e TVSH-së në shitje, heqjen e akcizës të naftës; heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban, rimbursimin e çmimit të biletës për kategoritë e caktuara, që ende nuk janë subvencionuar.

Të gjitha këto ende jo që ende nuk janë realizuar por as nuk jemi thirrur në tryezë për të parë se çfarë do të behet me këtë shërbim. Kemi propozuar edhe rritjen e çmimit të biletës së transportit, as për këtë pjese nuk kemi ndonjë përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy