Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kanë lënë mënjanë për një moment tensionet dhe përplasjet politike duke nxjerrë në pah aspektin njerëzor.
Kryeministri grek i uroi presidentit turk shërim të shpejtë nga Covid-19, ndërsa Erdogan iu përgjigj me një mesazh falenderimi.
“Faleminderit për urimet tuaja, zoti kryeministër. Unë dhe bashkëshortja ime ju përshëndesim juve, familjen tuaj dhe popullit grek”, shkroi Erdogan në “Twitter”. Kujtojmë që si Erdogan ashtu edhe gruaja e tij rezultuan poizitiv me koronavirus.
“Sot unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19 me simptoma të lehta. Fatmirësisht, ne po përjetojmë simptoma të lehta dhe kemi mësuar se është variant Omicron”, shkroi ai në Twitter. “Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi. Presim lutjet tuaja”, shtoi presidenti turk.
67-vjeçari u shfaq përmes videolidhjes në një ceremoni të hapjes së tunelit nga Stambolli, pasi kishte anuluar pjesëmarrjen në ceremoni.



