Një “fosil peshku i gjallë” mund të jetojë për një kohë të gjatë, ndoshta deri në një shekull.
Sipas një studimi të ri, Colacanth mendohet të kishte një jetëgjatësi prej rreth 20 vitesh, por nga ekzaminimet e fundit rezulton se është një 100-vjeçar i oqeanit, së bashku me peshkaqenët.
Ata besojnë se peshku riprodhohet vetëm në mesin e moshës dhe mund të jenë shtatzënë për një periudhë deri në 5-vjeçare.
Peshqit që riprodhohen në mënyrë të ngadaltë, janë të prekur nga presioni i zhdukjes pasi ndikon ndryshimi i klimës dhe peshkimi i tepërt.

"Njohja e historisë së jetës së Colacanth mund të ndihmojë në zbatimin e masave edhe më të forta të mbrojtjes dhe ruajtjes së kafshëve të detit, tha Dr Bruno Ernande i Universitetit të Montpellier, Francë.
"Një kornizë shumë e rëndësishme për masat e ruajtjes është të jesh në gjendje të vlerësosh demografinë e specieve," i tha ai. "Me këtë informacion të ri ne do të jemi më të aftë ta vlerësojmë atë.", përfundoi ai.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



