
Pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit “ndezën” Kryeministrinë me fishekzjarrë dhe molotovë.
Pas kësaj skene policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe ujë, për të shpërndarë turmën.
Në këto momente pati edhe konfrontime me policinë, madje edhe shoqërime të protestuesve.
Si pasojë e përdorimit të sprajit, u ndje keq deputeti Klevis Balliu, Luçiano Boçi, aktivisti Aulon Kalaja dhe persona të tjerë të pranishëm.
Protestuesve më tej iu kërkua që të drejtoheshin drejt godinës së Parlamentit, ku sërish pati konfrontime me policinë dhe incidente.
Flamur Noka deklaroi se “Ndërhyrja e narkopolicisë, më e rëndë se në regjimin e Ayatollahut. Skënder Hitaj, Sokol Bizhga dhe Enton Allushi do konsideron organizatë kriminale”.



