
Ditën e premte, vendi ynë do të përjetojë kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe alternime vranësirash gjatë mesditës dhe pasdites.
Në zonën lindore priten reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare prej 7 m/s.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 15 °C
në vendet e ulëta: 6 / 16 °C
në vendet malore: 1 / 14 °C



