Shpërthim në veri të Mitrovicës, nuk raportohet për të lënduar

Shpërthim në veri të Mitrovicës, nuk raportohet për të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, ka shqetësuar shumë banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmtimeve të vogla në një automjet, nuk ka të lënduar.

Lajmin u konfirmua për mediat nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur Elshani.

Mësohet se policia është në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy