Udhëheqësi Xi Jinping gjatë takimit me presidentin në detyrë Joe Biden në Samitin e mbajtur në Peru u shpreh i gatshëm edhe për një bashkëpunim të Pekinit me kreun e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump për një tranzicion sa më të qetë të raportit midis dy vendeve.
Pas shtrëngimit të duarve me Biden përpara nisjes së takimit Xi theksoi se synimet e Pekinit për lidhje të qëndrueshme me Uashingtonin mbeten të pandryshuara.
Kina është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane për të ruajtur komunikimin, për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të menaxhuar dallimet, me qëllim realizimin e një tranzicioni sa më të qetë të marrëdhënieve Kinë-SHBA.
Ndërsa presidenti Biden u shpreh krenar për përparimin që dy vendet kanë bërë në raportet e tyre gjatë katër viteve të fundit.
Unë jam krenar për përparimin që kemi bërë të dy së bashku. Dy vendet tona nuk mund të lejojnë që konkurenca të na kalojë në konflikt. Kjo është përgjegjësia jonë dhe gjatë katër viteve të fundit mendoj se kemi dëshmuar se është e mundur të kemi këtë lloj marrëdhënie.
Deklaratat e udhëheqësit kinez Xi Jinping vijnë pak para kthimit të afërt të Trump në Zyrën Ovale dhe ekipit të tij në përbërje të të cilit janë kritikë të ashpër të Kinës, çka ka ngjallur frikën për një riaktivizim të luftërave të reja tregtare dhe tensioneve diplomatike mes dy vendeve.
Përpos qëndrimit të tij ndaj Kinës në mandatin e parë qeverisës edhe këtë radhë Trump ka sinjalizuar një qasje kontraktuese me Kinën pasi gjatë fushatës ka përsëritur disa herë vendosjen e tarifave deri në 60% për importet e mallrave kineze.



