Në një reagim të publikuar në Facebook, shoqëruar me një foto të tij të veshur me flamurin e Groenlandës, kryeministri Mute Egede iu përgjigj deklaratave të Donald Trump para Kongresit amerikan.
“Ne nuk duam të jemi amerikanë apo danezë, ne jemi groenlandezë ”, tha ai, duke iu përgjigjur dëshirës së presidentit amerikan për të aneksuar territorin autonom danez në Shtetet e Bashkuara.
"Amerikanët dhe udhëheqësi i tyre duhet ta kuptojnë këtë", shkroi zyrtari i zgjedhur grenlandez, gjashtë ditë përpara zgjedhjeve legjislative lokale.
"Ne nuk jemi për shitje dhe thjesht nuk mund të na marrin", këmbënguli ai.



