Akuzat ndaj Beqaj, Dasho: Koha të japë llogari, ideatori i koncensioneve në shëndetësi (VIDEO)

Akuzat ndaj Beqaj, Dasho: Koha të japë llogari, ideatori i koncensioneve në shëndetësi (VIDEO)

Mjeku dhe eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj e sheh si të merituar.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se pasi akuzohet se abuzoi me qindra milionë euro të shqiptarëve, është koha që të japë llogari.

Chek up në shëndetësi është koncensioni më i padobishëm që harxhoi më shumë para se çdo koncension tjetër.

Në këto kushte gjykoj se ky hap i parë i hedhur nga SPAK ndaj Beqaj, kërkon që të mos akuzohet vetëm për shpërdorim detyre por si ideator i koncensioneve në shëndetësi.

Jo vetëm zoti Beqaj, por i gjithë përafrimi qeverisës i kësaj klase politike, ka qenë ai i koncensioneve që janë kthyer në gropa të zeza për paratë e qytetarëve shqiptarë.

Përgjegjësia nuk mund të jetë e punonjësve, por shkon në nivelet më të larta të qeverisjes.

Mbi Beqaj rëndon akuza e vendosjes në jetë të kësaj praktike mashtruese që po abuzon dhe dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë.

Është përgjegjësi direkte e zotit Beqaj dhe zotit Rama që paratë e shqiptarëve janë harxhuar në këtë lloj mënyre.

Këtë praktikë e ka patur dhe zoti Veliaj dhe ministrat e Infrastrukturës, që çdo shërbim që jep qeveria shqiptare, të mundohet ta japë me koncension, si koncensioni i chek up që harxhon miliona euro në vit, për një shërbim totalisht të panevojshëm.

Ndërkohë koncensioni i sterilizimit i ka kostot 80 herë më të larta. Ideatori i gjithë këtij abuzimi korruptiv, nuk mund të jetë askush tjetër përveç kryeministrit.

Përgjegjësia nuk mund të jetë e disa drejtorëve dhe kryebashkiakëve, por në nivelet më të larta të qeverisjes.

Drupal Ad

Sipas tij, një zgjidhje të vetme për t’i dhënë fund korrupsionit në sistemin shëndetësor nuk ka, pasi duhet vepruar në shumë drejtime, që nga shërbimi, rregullimi, infrastruktura, teknologjitë, dhe burimet njerëzore.

Nëse ka një masë që do të ketë impaktin më të madh në sistemin shëndetësor shqiptar, kjo është autonomia.

Një autonomi e dhënë në parime të qarta, që do shtrihet mbi parimin menaxherial.

Autonomia shëndetësore duhet dhënë në të gjitha nivelet, nivelin menaxherial, financiar, burimet njerëzore, administrativ dhe operacional dhe pastaj shtrihet në të gjitha nivelet.

Është e vështirë për tu arritur, nuk mund ta bëjnë amatorët. Nëse Edi Rama dhe Ilir Beqaj e kanë drejtuar shëndetësinë me klarinetistë apo balerina, nuk mund të bëhet autonomi.

Nëse vendosen profesionistë në drejtim dhe një sistem i bazuar tërësisht mbi sigurimet shëndetësore, autonomia është plotësisht e arritshme.

Duhet dhe dixhitalizimi që qeveria e zotit Rama e ka lënë tërësisht jashtë vëmendjes dhe sot në spitalet shqiptare kemi akoma mjek që shkruajnë kartelat me dorë.

Nuk mund të ketë autonomi dhe masa të tjera reformuese, nëse shëndetësia qeveriset nga njerëz të paaftë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy