Prej orës 20:30 të mbrëmjes së sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese në vend të njoftuara tre ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Masat e reja kanë të bëjnë me mbylljen e vendit që prej orës 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, ose siç njihet nmdryshe ora policore. Çdo kush që lëviz në këtë afat do të duhet të jetë i pajisur me një leje të posaçme ku tregon arsyen.
Këto masa janë në fuqi nga data 23 dhjetor deri më 4 janar. Më pas me datë 5 do të rikthehen masat e mëparshme të cilët përfshijnë mbylljen e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Masat e reja që hyjnë në fuqi vijnë për pasojë të shtimit të lëvizjeve dhe përfshijnë festat e fundvitit si Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Gjithashtu nga sot janë mbyllur shkollat fillore, por edhe gjimnazet, të cilat do të rihapen me 11 janar.



