Kryeministri Rama nga Himara e quajti të mbyllur procesin e dhënies së certifikatave të pronësisë për shtëpitë e trashëguara, ndërsa paralajmëroi se hapi i radhës do të jenë dhëniet e titujve të pronësisë për tokat e banorëve.

Duke vazhduar me dhënien e shumëpritur të dokumenteve të shtëpisë më lejoni që t’ju garantoj se ashtu siç bëmë realitet së bashkë me kryetarin e bashkisë përmbylljen e këtij procesi ashtu do të bëjmë realitet përmbylljen e procesit të AMTP-ve.



