145 mijë vaksina Pfizer nga BE/ Rama: Gjithologët të mos nxitojnë kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE

145 mijë vaksina Pfizer nga BE/ Rama: Gjithologët të mos nxitojnë kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njoftimit të Presidentes së KE, Ursula Von der Leyen, se doza të tjera të vaksinës Pfizer do të vijnë në Shqipëri nga BE.

Rama shkruan se 145 mijë vaksina nga 651 mijë do ti marrë Shqipëria. Ai i drejtohet analistëve politikë dhe politikanëve që të mos nxitohen me qëndrimet e tyre. kur gjykojnë qëndrimet e tij ndaj BE.

Postimi i Ramës

Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon,

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t'i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar.

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli.

Në njoftimin e saj në gjuhën shqipe, Von der Leyen shprehet se jemi së bashku në këtë betejë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Ramës. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”,- thekson Von der Leyen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy