“Ndërtimi”, Shkëmbi: Blejnë spekulantët për të shtuar lekët shpejt, mbi 2 mijë euro metri bëhet shumë e vështirë shitja

“Ndërtimi”, Shkëmbi: Blejnë spekulantët për të shtuar lekët shpejt, mbi 2 mijë euro metri bëhet shumë e vështirë shitja

Agjenti i pasurive të paluajtshme Armand Shkëmbi deklaron se ftohja e tregut imobiluar ka filluar që në vitin 2024 dhe se ftohja dhe ngrohja e tregut zgjat me vite. 

Duke folur për “MCN Economy”, ai tha se ndërtesat i blejnë spekulantët që duan të shtojnë lekët shumë shpejt. 

Shkëmbi shtoi se apartamentet me mbi 2 mijë euro metri katror, bëhen shumë të vështirë për tu shitur.

Ai shtoi se kullat janë bosh dhe se vendi nuk ka nevojë për ndërtime të tjera, por duhen nxjerrë në treg ato që janë bosh. 

Sipas tij, në Shqipëri ndërtohet me lekët e blerësve dhe se investitori mund të ketë vetëm 20-30% të vlerës.

E blejnë apartamentin që në gropë, për të shtuar lekët. Blerësit e parë janë spekulantët që duan të shtojnë lekët. 

Blerësi real e blen në fazë më të avancuar të ndërtimit, madje dhe kur është me certifikatë pronësie.

Ne na është rralluar popullsia në vitet e fundit. Nuk ka arsye të logjikshme që të ndërtojmë me këto shifra. 

Deri te 1500 euro metri katrorë agjencitë imobiliare shesin lirshëm, kur e kalon këtë vlerë bëhet shumë e vështirë. 

Unë kam shitur 2100 euro metri, 2200, 2300. Unë nuk kam klient që kërkojnë me vlerë 4-5 mijë euro. 

Shifrat e tjera nuk janë realiste janë më shumë PR, më shumë përpjekje për të treguar shih sa shpejt po ecim ne. 

Kur shkon mbi 2 mijë euro metri katror bëhet shumë e vështirë për tu shitur. 

Në kulla, të gjithë kalojnë me makinë apo në këmbë dhe shohin që këto kulla janë bosh. 

Ja do ndërtojmë dhe 20 kulla të tjera, por unë nuk e di se kush do hyjë banor, apo biznes. 

Unë nuk shoh arsye për të ndërtuar këto kulla, pastaj qeveria mund të ketë planet e veta. 

Blerje në gropë ka ende, madje është shumë e modës. Një numër i konsiderueshëm njerëzish nga rrethet apo emigrantë, që kanë 50 mijë euro kesh, vijnë i futin në gropat e pallateve që t’i shtojnë shpejt. 

Kjo skemë ka funksionuar deri tani, por po shteron. Rreziku më i madh i spekulantëve është që të mos marrin as hyrjen dhe as lekët. 

Se ndërtuesi nuk i ka vlerën e ndërtimit, se mund të ketë 20-30% të vlerës, ndërsa pjesën tjetër e siguron nga shitja. 

Por kur fillon të ftohet tregu ti mund të kesh më pak blerës dhe për rrjedhojë më pak mjete financiare për të ndërtuar. 

Në Shqipëri ndërtohet me lekët e blerësve dhe herët a vonë kam frikën se do dalë në sipërfaqe.

Tirana sot ka 70 mijë apartamente bosh, të cilat duhen stimuluar për të dalë në treg, prandaj rriten qiratë. 

Këto prona janë të emigrantëve, të pronarëve të tokës të cilët kanë aq shumë sa dhe i harrojnë. Apo kompanitë e kleringut që nuk paguhen me lekë por me “monedhën” beton dhe paguhen me apartamente.

Në një treg me 60-70 mijë apartamente bosh, nuk ke nevojë që të ndërtosh. 

Duhet që këto hyrje bosh të dalin në treg që vlera të shkojë sipas nivelit real ekonomik në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy