
Ylli i pornos, Jessica Drake, ka firmosur një marrëveshje, e cila i ndalon të tregojë rreth një takimi të saj me Donald Trump, që e ka puthur me zor dhe i ka ofruar 10 mijë dollarë për një takim. Mediat amerikane raportojnë se ky episod i përket vitit 2006, kur presidenti aktual i SHBA-ve ishte i martuar me Melania Trump, vetëm pak kohë pasi kishte ardhur në jetë djali më i vogël, Barron.
Sirç raporton “Daily Beast”, edhe 2 femra të tjera kanë përvoja të ngjashme me Trump.
Në lidhje me këtë episod, Wall Street Journal shkruan se po në tetor të vitit 2006, avokati i Trump, Michael Cohen, ka paguar 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e aktores së pornos Stephanie Clifford, e njohur me emrin e artit Stormy Daniels.
Avokati i Trump e ka takuar atë në një hotel në një zonë mes Kalifornisë dhe Nevadës. Sipas WSJ, Trump dhe Clifford kanë pasur realisht një raport seksual.
Një tjetër aktore, Alana Evans, i ka rrëfyer “Daily Beast” se Trump dhe Clifford e ftuan t’u bashkohej në hotel.
Fakti se Trump ka paguar mijëra dollarë për t’u mbyllur gojën grave me të cilat ka pasur marrëdhënie apo i ka ngacmuar përmendet edhe në librin “Furi dhe tërbim”. Ish-strategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Banon, rrëfen në libër sesi avokatët e Trumpit, gjatë fushatës presidenciale, kanë paguar me dollarë heshtjen e të paktën 100 grave.



