
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të mos konsumojnë patatinat e misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.
Sipas AKU-së, në bazë të përgjigjeve të analizave të kryera në Gjermani, ka rezultuar se në këto patatina ka prani të alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.
Më tej, u bëhet thirrje të gjithë personave që kanë blerë patatina të tilla, t’i kthejnë ato në pikën e shitjes ku i kanë marrë.
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, ku pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë.





