Drejtuesja e departamentit të arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, nismën e qeverisë për ngritjen e një ministrie të re mbi riorganizimin e sistemit shkencor, e komenton me synimin e qeverisë për të vendosur nën kontroll kërkimin shkencor.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Sula tha se projektligji synon ta centralizojë kërkimin shkencor.
Me krijimin e një ministrie të re që quhet ministria e Shkencës që do të ketë 2-3 hallka institucionale.
Kërkimi shkencor në vend do i nënshtrohet një kontrolli dhe burokratizimit administrativ, politizimit.
Në këtë projekt flitet që nuk do të merret më parasysh kompetencat e botës akademike, të profesoratit, të gjitha këto do të varen nga ministria e Shkencës.
Ky projektligj godet autonominë universitare dhe lirinë akademike.
Nëse një pedagogu dhe kërkuesi shkencor do i hiqen të drejtat dhe do kontrollohen me institucionet burokratike si Ministria e Shkencës, përmes këtyre hallkave, produkti i kërkimit shkencor nuk do të jetë ai që dëshironim.
Nuk e kuptoj se çfarë funksioni do të ketë ministria e Arsimit dhe çfarë do të ketë si funksione kryesore Ministria e Shkencës.
Unë shoh një hierarki për të burokratizuar dhe centralizuar. Ky ligj është kaluar pa konsultuar me faktorët kryesorë që janë bota akademike, pedagogët.
Duke mos marrë parasysh faktorët kryesorë, ky ligj i shkel të drejtat kryesore të profesoratit dhe fakultetit.



