Xama: ILDKPKI jo transparente, më mirë të funksionojë si kompjuter. Deklarata e rremë e pasurisë të kthehet në vepër penale (VIDEO)

Xama: ILDKPKI jo transparente, më mirë të funksionojë si kompjuter. Deklarata e rremë e pasurisë të kthehet në vepër penale (VIDEO)

Gazetarja Ola Xama duke folur në MCN Live argumentoi përse ILDKPKI është një institucion jo transparent dhe parazit, duke theksuar se do ishte më mirë që ky institucion të funksiononte si kompjuter. Ajo shtoi se deklarimi i rremë i pasurisë duhet të konsiderohet vepër penale. Xama tha se ILDKPKI nuk ka të publikuara deklaratat e pasurisë së vitit 2021, dhe refuzon të japë ato të vitit 2023, me justifikimin që janë në auditim nga AKCESK.  

Institucioni ILDKPKI është një nismë që ka sjellë shumë anë pozitive sa i takon funksionimit të kontrollit të pasurive të zyrtarëve të lartë. Korrupsioni në administratën publike të Shqipërisë është mjaft i përhapur. Por nëse shohim anën proaktive të këtij institucioni unë do konstatoja se ka pak produktivitet. Është kthyer në parazit. Mjafton të përmendim procesin e Vetingut, që është bazuar 80 për qind të deklaratat e pasurisë. Ose ka dështuar Vetingu ose inspektoriati, sepse kemi 800 e ca magjistratë të vetuar, gjysma ka ikur nga sistemi.

Kemi një institucion që s’ka dërguar asnjë magjistrat për hetim. Nëse ka dërguar çështje në Prokurori, i ka dërguar vetëm pasi ata janë hetuar, dhe ka qenë një tjetër institucion që ka gjetur probleme. ILDKPI është një institucion që ka dështuar të çojë për ndjekje penale një deputet, një ministër, zyrtar të lartë. Pse do mendoja që është mirë të mbyllet, dhe të ketë një program kompjuterik, sepse duhet që zyrtarët e lartë të deklarojnë pasurinë, dhe të jetë vepër penale deklarimi i rremë i pasurisë. Nëse ata gënjejnë te pasuria duhet të mbajnë përgjegjësi penale, dhe do ishte më mirë një robot që të programohej për të kapur analizën e riskut. Kemi eksperienca, por asnjë prej institucioneve s’ia lë në dorë kompjuterëve. Është më mirë të mos jetë se sa të jetë në anën e gabuar.

Një pjesë e madhe e krerëve të institucionit të ILDKPI-së kanë pasur vet probleme me deklarimin e pasurisë. Për sa kohë kemi një politikë që zgjedh këta zyrtarë, dhe politikë të kompromentuar, edhe krerët e institucioneve s’do jenë në lartësinë e duhur. Problemin më të madh e shoh te transparenca e institucionit. Ai s’zbaton pikën kryesore të ligjit që është dhënia e deklaratave të pasurisë së zyrtarëve të lartë. Kemi deklarata të vitit 2021 që s’jepen nga ky institucion. Presupozohet se duhet të kishte një regjistër online ku të aksesoheshin të gjitha deklaratat e pasurisë. Regjistrat i kanë disa NGO dhe nuk i ka institucioni që merr para publike! Ka tre vjet që s’bëhet sistemi. Refuzohen të jepen deklaratat e vitit 2023 me pretendimin që jemi në auditim nga AKCESK”.

Gazetarja tha se është marrë në telefon dhe është dekonspiruar në një rast që ka kërkuar informacion mbi një subjekt të caktuar. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy