Apeli i GJKKO-së refuzon praninë në seancë të avokatit amerikan të Veliajt 

Apeli i GJKKO-së refuzon praninë në seancë të avokatit amerikan të Veliajt 

Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka refuzuar praninë e avokatit të huaj të kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën e sotme, raporton gazetari Arsen Rusta.

Avokati amerikan Joshua Roberts kërkoi të ishte i pranishëm në rolin e vëzhguesit dhe konsulentit, por nuk u lejua.

Avokati Joshua Roberts eshte pjesë e studios ligjore amerikane Kasowitz Benson e Torres LLP.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Joshua Roberts sot u paraqit në gjykatë, në rolin e konsulentit dhe vëzhguesit, dhe nuk është lejuar me vendim të gjyqtarit Engert Pëllumbi. Një avokat i huaj së pari duhet të jetë i atashuar dhe i regjistruar në Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë ose në një dhomë lokale. Do duhet të ketë një nr. licence ose një adresë fizike në Shqipëri, gjë që Joshua Roberts nuk i ka, por ka kërkuar të jetë i pranishëm si konsulent. Kodi jonë i procedurës penale s’e lejon praninë e avokatëve apo të konsulentave në këtë mënyrë. Kur seanca është e hapur atëherë mund të atashohet dhe të qëndrojë çdo kush”. 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në Apelin e GJKKO që të zbutet masa e tij e dhënë më herët, "arrest me burg".

Në seancën e sotme gjyqësore do të vendoset nëse do rrëzohet apo jo kërkesa e tij për masë më të lehtë sigurie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy