Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje do të kushtojë nga 12 milionë euro deri në 28 milionë dollarë. Burime për TvT bënë të ditur se këto janë kostot e projektit, nga më e ulta tek më e larta që kanë ofruar kompanitë, të cilat kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e prokurimit publik për blerjen e pajisjeve që do të përdoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Nga 22 kompani private, të cilave KQZ u dërgoi kërkesë për vlerësimin e kostove për përdorimin e sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve, interes kanë shprehur vetëm 6 prej tyre.
5 prej kompanive janë të huaja, ndërsa një prej tyre shqiptare. Kjo e fundit kërkon14 milione euro për t’i dhënë pajisjet e nevojshme me qera dhe 17 milionë euro nëse KQZ-ja kërkon t’i blejë ato.
Identifikimi biometrik synohet të realizohet në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik të votave do të përdoren nga jo më shumë se 20% të totalit të zgjedhësve. Ato mund të aplikohen në dy qarqe dhe do të jenë offline për të shmangur rrezikun e ndërhyrjeve në rrjet.
TABELA
KOMPANITË OFERTUESE
CGTS, me kosto projekti 28.250.000$
TCN, me kosto projekti 14.831.126 € dhe 17.430.764€
CIELA, me kosto projekti 24.540.275€
DERMAOLOG IDENTIFICATION SYSTEM GmbH, me kosto projekti 12.770.404€
SMARTMATIC WORLDWIDE HEADQUARTERS, me kosto projekti 20.723.000$
THALES GROUP, me kosto projekti 15.500.000€



