Zgjedhjet/ Kryeministri francez: Mos e votoni! Fitorja e Bashkimit Kombëtar do dobësojë vendin!

Zgjedhjet/ Kryeministri francez: Mos e votoni! Fitorja e Bashkimit Kombëtar do dobësojë vendin!

“E djathta ekstreme është në portat e pushtetit”, tha kryeministri francez Gabriel Attal të dielën pas zgjedhjeve të parakohshme të Francës, duke shtuar se ai do të punojë për tu siguruar që Bashkimi Kombëtar (RN) të mos fitojë një shumicë absolute në Parlament.

 "Unë dua t'u bëja thirrje të gjithë votuesve francezë që asnjë votë e vetme nuk duhet të shkojë për Bashkimin Kombëtar," tha ai.

 "Ne kemi një detyrë morale të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar që më e keqja të ndodhë. Fitorja e ekstremit të djathtë do t'i zvogëlonte vlerat tona dhe do të dobësonte ndjeshëm vendin tonë. Votoni së bashku për Republikën dhe votoni për kandidatët që mbrojnë Republikën”, tha ai.

Drupal Ad

Kujtojmë se zgjedhjet po zhvillohen pasi presidenti francez Emmanuel Macron më 9 qershor shpërndau Parlamentin dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme legjislative.

Raundi i parë i votimit u zhvillua sot, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 7 korrik. Në këto zgjedhje janë 577 mandate parlamentare. Ndërsa kryeministri i ardhshëm i Francës ka të ngjarë të vijë nga partia ose koalicioni që fiton më shumë vende në Parlament.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy