Selami: Basha, model i dështuar. Ja çfarë më tha kur u ktheva nga SHBA-të

Selami: Basha, model i dështuar. Ja çfarë më tha kur u ktheva nga SHBA-të

Kandidati për Kryetar të PD, Eduard Selami, në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë, tha se Partia Demokratike ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se  me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë.  

 “Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe me gjërë.Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mënyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona”, tha Selami.

Në takim me demokratët e veriut, Selami tha se Basha përfaqëson një model të dështuar dhe rrëfeu një detaj nga viti 2013, kur sapo ishte kthyer nga SHBA për t’iu ribashkuar sërish PD-së.

“Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qenë shumë afër vendosjes së kandidaturës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe i thashë kush ishte ambicja ime, pikërisht ta ktheja PD, në parti bashkohore, të ktheja demokracinë. Pa mbaruar une, zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falenderuar. Thashë sa mirë një i ri i edukur jashtë,  vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë sebashku dhe tërhoqa kandidaturën, sepse mendoja që kandidatura e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjërat rrodhën ndryshe”, tha Selami.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy