Lejimi i humbjes së Ukrainës nga Rusia në fushën e betejës do të shkaktojë luftë botërore, sipas kandidates republikane për Presidente të SHBA-ve, Nikki Haley.
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut duke folur nga Iowa tha se armatosja e Kievit kishte të bënte me " parandalimin e luftës " duke " dërguar një mesazh " për rivalët e Amerikës.
“Kur Ukraina fiton, kjo i dërgon një mesazh Kinës me Tajvanin, i dërgon një mesazh Iranit që dëshiron të ndërtojë një bombë, i dërgon një mesazh Koresë së Veriut duke testuar raketa balistike, i dërgon një mesazh Rusisë se çdo gjë ka mbaruar".
“Është në interesin më të mirë të Amerikës, është në interesin më të mirë të sigurisë sonë kombëtare që Ukraina të fitojë" , tha Haley.



