Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv se ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Orosh u përdor nga media, ndoshta për të zhvendosur vëmendjen nga diçka tjetër.
Kulla tha se të dy të përfshirët vinin nga familje katolike.
Nuk kanë hapur zjarr kundër RENEA-s. Ka pasur rrethim, izolim, atje nuk ka njerëz. Është një nga zonat më katolike në Shqipërisë. Këta dy kanë qenë familje katolike. Edhe granatat janë granata ushtrie. Armët kallashnikov janë goxha të konsumuara, nuk janë armë të reja si ato që u përdorën në Rinas. U dorëzuan. Oroshi është në majë të malit. Njëri, kryesori është nga një fshat i Kurbinit, ka ndenjur në Kamëz, ka qenë dhe ushtar. Tjetri e ka familjen katolike.
Flamuri i zi nënkupton që janë indoktrinuar. Njëri i ka bërë 3 vjet burg për nxitje të urrejtjes fetare. Nuk janë mirë nga mendtë. Atje ku kanë shkuar ata janë të lehtë për t’u dalluar. Edhe të mos ishte zonë katolike, do dallohej lehtë. Është histori banale. Janë dy njerëz të çmendur, është përdorur në media, për të hequr vëmendjen ndoshta nga një gjë tjetër.



