Kritikat e Ramës nga Vlora për PS/ Kalemaj: Pesha dhe përgjegjësia politike nuk duhet shmangur nga ana e kryeministrit

Kritikat e Ramës nga Vlora për PS/ Kalemaj: Pesha dhe përgjegjësia politike nuk duhet shmangur nga ana e kryeministrit

Nga turi i mirënjohjes në Vlorë, kryeministri Edi Rama e përqendroi sot kritikat tek problematikat në strukturat e PS ku mori si shembull kadastrën për të paralajmëruar largime të drejtuesve në këtë qytet.

Ai kërkoi më shumë reflektim jo vetëm në degën e Vlorës por edhe në qeverisë qendrore.

Lidhur me këtë politologu Ilir Kalemaj, tha për MCN lajme, se me gjithë këto kritika të Ramës, pesha dhe përgjegjësia politike nuk duhet shmangur nga ana e kryeministrit.

Ishte jo befasi ajo që tha Rama sot nga Vlora janë ndërruar 10 drejtorë nga kadastra dhe natyrisht drejtorët janë drejtuar për shkak të presioneve mafioze që i janë bërë atyre, dhe siç është folur nën zë.

Tani i bie që këta ose kanë qenë të gjithë të korruptuar dhe kanë kërkuar shuma të mëdha parash ose atyre u është bërë presione mafioze për shkak të pronave në bregdet dhe janë detyruar të japim dorëheqje.

Në të dyja rastet pesha dhe përgjegjësia politike nuk duhet shmangur nga ana e kryeministrit por edhe nga ana e qeverisë.

Dhe e dyta ajo që tha kryeministri në Durrës, ishte për drejtorët e përgjithshëm të administratës, tani aty dihet që ka pasur drejtorë me mjaft peshë, të OSSHE-së p.sh., që kanë drejtuar fushatën e Durrësit dhe duket që ka përplasje brenda PS, dhe duket se i është faturuar përgjegjësia për shkak të një numri të caktuar të votash që ndoshta nuk janë mbledhur ose dhe ndoshta për shkak të abuzimit të detyrës pikërisht këtyre drejtorëve me peshë.

Kalemaj, drejton kritikën e tij analitike te vet kryeministri Rama, sipas të cilit, ai duhet të thotë se kush janë këta drejtues të cilët i qorton.

Në këtë sens, Kalemaj thotë se ka socialistë besnikë që janë të pakënaqur  me sa kanë parë nga katapultimet e të tjerëve që kanë kaluar në poste drejtuese.

Kjo duket selektive, se Rama duhet të thotë kush janë këta drejtorë, se nuk besoj se janë vetëm për Durrësin, por në tërë vendin.

Si ka mundësi që këta drejtorët me peshë në administratë janë drejtë me peshë të cilët menaxhojnë ato ndërmarrje me miliona euro dhe ka pasur edhe miliona euro shpërdorime.

Kështu që në këtë sens prap nuk duhet shmangur përgjegjësia politike duhet bërë një “mea culpa” një analizë, natyrisht se ka shumë socialistë të pakënaqur, janë anëtarësia aktive e PS të cilët kanë parë që pushteti fillimisht të iki nga këta të katapultuarit, që fillimisht janë bërë drejtor, një pjesë deputetë, janë katapultuar aty në PS, ndërkohë që ka tërë jetën disa që militojnë në PS dhe nuk kanë parë shpërblime ndaj tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy