Politika shqiptare do të vihet në lupën e zyrtarit të lartë të BE-së Johanes Hann, në tryezën e dialogut të nivelit të lartë të 30 marsit, si test paparak, i realizmit të aspiratës që në takimin e tetorit, Këshlli i Ministrave të BE, të hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në union.
Në orën 11:00 Komisoneri për Zgjerimin në BE, dhe kryeministri Edi Rama, do të bashkëdrejtojnë tryezën e dialogut të nivelit të lartë, që do të kalojë në sitë, përmbushjen e deritanimshme të 5 prioriteteve të Shqipërisë.
Lufta ndaj korrupsionit, forcimi i administratës publike, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, janë prioritet që janë vlerësuar deri më tani nga Brukseli.



