Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të maturantëve të cilët edhe pse me mesatare të lartë kanë mbetur pa universitet. Duke e quajtur reformën në arsim një “pseudoreformë”, Basha tha se Rama ka lënë në rrugë në momentin më të rëndësishëm maturantët.
Basha: Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në çdo universitet që ka aplikuar. Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.
Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, ska transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë. Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet- është shprehur Basha.
Kreu i Opozitës ka lançuar edhe një adresë në formë aplikacioni ku sipas tij maturantët mund të bëjnë denoncimet dhe ai i premton se do ta ndjekin shqetësimin e tyre.



