Tensionohet situatat, Siria i rrëzon një avion luftarak të Izraelit

Tensionohet situatat, Siria i rrëzon një avion luftarak të Izraelit

Një avion luftarak izraelit F-16 është rrëzuar pasi është qëlluar me anti-ajror nga forcat qeveritare siriane pas një sulmi kundër objektivave iraniane në Siri, bën me dije ushtria izraelite.

Të dy pilotët u hodhën me parashutë para se avioni luftarak të përplasjes në tokë, dhe sipas raportimeve nga zyrtarët izraelitë të dy pilotët kanë arritur të shpëtojnë dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Mesohet se kjo është hera e parë që Izraeli ka humbur një avion në konfliktin sirian, raporton BBC

Siria akuzoi Izraelin për “agresion”, pasi ushtria izrelite filloi më shumë sulme ndaj bazave iraniane që ndodhen në territorin vendas. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) shkruan në Twitter se “Aeroplani i IAF, synonte sistemin e mbrojtjes ajrore siriane dhe objektivat iraniane në Siri, 12 objektiva, duke përfshirë 3 bateri mbrojtëse ajrore dhe 4 objektiva ushtarake iraniane, ndaj Izraelit, duke shkaktuar alarm në veriun e vendit".

Sulmet izraelite në Siri nuk janë të pazakonta, thotë BBC, por humbja e një avioni izraelit luftarak shënon një përshkallëzim serioz të situatës, pasi në këtë incident janë përfshirë Izraeli, Irani dhe Siria.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy