Gjatë jetës, ne biem në dashuri dhe ndahemi disa herë, ndonjëherë për t’u rikthyer sërish. Njerëz të rinj hyjnë në jetën tonë e të tjerë dalin, duke shkaktuar ulje-ngritje emocionale.
Por psikologët thonë se një njeri mund të bjerë në dashuri në plot kuptimin e fjalës tri herë.
Dashuri si ajo e përrallave
Kjo dashuri vjen në rininë e hershme. Duket si ajo që kemi lexuar nëpër librat e përrallave. Ne e idealizojmë lidhjen dhe besojmë se do të zgjasë përjetë. Nuk u kushtojmë vëmendje problemeve të vogla dhe përgatitemi të sakrifikojmë principet tona për hir të lidhjes, sepse thellë-thellë besojmë se gjithçka është ashtu siç duhet të jetë. Mënyra se si lidhja jonë duket nga jashtë është më e rëndësishme sesa ajo si ndihemi në të vërtetë.
Dashuri e komplikuar
Dashuria e dytë e jetës është paksa më e komplikuar. Me besimin se kemi fituar eksperiencë, jemi më të kujdesshëm për të zgjedhur një partner krejt ndryshe. Ose të paktën kështu mendojmë. Ka shuëm gjasa të manipulohemi, të gënjehemi apo të lëndohemi. Përpiqemi të kapim çdo mundësi për të rregulluar marrëdhënien, por shpesh ndodh të dështojmë. Lidhja kthehet në dramë me copëza lumturie dhe ne mësojmë se sa e rëndësishme është të marrësh mbrapsht dashurinë që dhuron.
Dashuri e pjekur
Dashuria e tretë vjen në jetën tonë atëherë kur kemi hequr dorë nga pritja. Ajo vjen papritur dhe shpesh nuk përputhet me idenë që ne kemi për dashurinë se si duhet të jetë. Nuk duket e përkryer. Por është një marrëdhënie e mirë, e karakterizuar nga ndjenja lehtësimi, diçka që nuk shpjegohet me fjalë. Në këtë fazë të jetës, ne nuk kemi pritshmëri. Nuk himbim kohë duke menduar për cilësitë që na pëlqejmë dhe që duam t’i ketë partneri. Më në fund jemi gati ta pranojmë atë për atë çka është. Po ashtu, edhe partneri na percepton në të njëjtën mënyrë. Kjo na mëson të jemi të vërtetë në lidhje dhe kuptojmë se një lidhje nuk mund të jetë e përkyer.



