Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se ka pësuar një atak kardiak mbrëmjen e së dielës, pak minuta pas orës 21:00 me orën lokale, në rezidencën e tij private.
Dy agjentë sigurie, të cilët nxituan menjëherë pasi dëgjuan një zhurmë që vinte nga dhoma e gjumit, e gjetën Putinin të rrëzuar në dysheme dhe menjëherë thirrën për ndihmë, raporton gazeta britanike Daily Express.
Mjekët më pas e përmendën Putinin, pasi i diagnostikuan një arrest kardiak, lexohet në postimin e rilançuar nga tabloidi.
Presidenti u shtrua më vonë në dhomat e rezidencës të pajisura për urgjenca mjekësore dhe kujdes intensiv.
Tani gjendja e tij është stabilizuar dhe ai mbetet nën mbikëqyrjen e vazhdueshme mjekësore.
Putin dyshohet se u gjet pranë shtratit, në një tavolinë të përmbysur me pije dhe ushqime.
Teksa është rrëzuar, dyshohet se ka rrëzuar edhe tavolinën me pjatat, duke shkaktuar zhurmën që ka bërë që rojet të vijnë me vrap.
Gjenerali Svr, i cili ka pak më shumë se 16 mijë ndjekës në Telegram dhe që në të kaluarën kishte denoncuar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Presidentit, nënvizoi se arresti kardiak i mbrëmshëm shkaktoi alarm serioz te rrethi i pushtetit.
Në orët në vijim, pretendon postimi, do të zhvillohen takime për të diskutuar hapat pas vdekjes së mundshme.
Sërish sipas këtij burimi, mjekët kishin konstatuar kohë më parë se Presidenti nuk do t’i mbijetonte vjeshtës. Kohët e fundit, siç thuhet, Putin ka marrë pjesë në të gjitha takimet zyrtare dhe publike.



