Lala: Të gjithë dinë gjithçka për Dukën, në prokurori nuk shkon askush

Lala: Të gjithë dinë gjithçka për Dukën, në prokurori nuk shkon askush

Gazetarja Klodiana Lala thotë se më shqetësuese se gjuha e kryebashkiakut në regjistrimin e publikuar dy ditë më parë, është fakti që ndaj kreut të FSHF-së, nuk ka asnjë akuzë të formalizuar në organin përkatës, ndryshe nga sa pretendohet.

Më shqetëson ndërhyrja e zotit Veliaj, parë në pozicionin e njeriut më të besuar të kryeministrit. Ai pranoi një përgjim ku binte në sy gjuha e papërshtatshme për një politikan. Por më shumë se gjuha, më shqetësoi ajo që ka të bëjë me institucionet e reja të drejtësisë. Tha se kush më del kundër, i ndërsej SPAK.

Sot kam kontaktuar me zyrtarë të SPAK dhe më thonë se zoti Duka nuk është në rrethin e zyrtarëve që janë kompetencë e prokurorisë së posaçme. Nëse drejtësia thotë se Duka ka bërë korrupsion, pastrim parash etj. Zoti Veliaj do të duhet t’i drejtohet prokurorisë, gjë që nuk e ka bërë. Më shqetëson që të gjithë dinë gjithçka për zotin Duka, por nuk i drejtohen prokurorisë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy