Rama në Konferencën e Rektorëve: Koha për të rishikuar ligjin për Arsimin e Lartë

Rama në Konferencën e Rektorëve: Koha për të rishikuar ligjin për Arsimin e Lartë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë me rreth 40 rektorë të universiteteve publike dhe private, në kuadër të një diskutimi të hapur mbi cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ka kaluar një periudhë e mjaftueshme kohore për të reflektuar mbi ndryshimet që ka sjellë koha në Ligjin për Arsimin e Lartë, si dhe mbi konstatimet e nxjerra nga zbatimi i tij në praktikë.

Ai vlerësoi pozitivisht përvojën e deritanishme dhe nënvizoi se ligji aktual është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin akademik, duke shtuar se çdo rishikim i mundshëm duhet të bazohet në përvojën konkrete dhe nevojat reale të universiteteve.

Është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, ka kaluar periudhë e mjaftueshme për të reflektuar në atë ligj, ndryshimet e kohës por dhe konstatimet e praktikës në kornizën e ligjit. Ligji aktual siç e dini është shkruar në bashkëpunim me ju. Besoj që edhe për shkak të eksperiencës, nuk bëhet fjalë për përmbysje, si në rastin kur u shkruajt ligji, por bëhet fjalë për korrektime. 

Ky do të jetë rasti përsëri që shpresoj edhe për shkak të eksperiencës do të jetë e mundur ta bëjmë këtë në një kohë të arsyeshme. Ma ha mendja nuk do presim sesionin tjetër të parlamentit për ta përgatitur bazën e ndryshimeve. Të reflektojmë mbi shqetësimet për të shkruar ndryshimet

Kreu i qeverisë theksoi se sfida e përbashkët e të gjithë universiteteve është ndërkombëtarizimi dhe racionalizimi i burimeve dhe potencialeve.

Sfida jonë është ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe racionalizimi i burimeve dhe potencialeve.

 Ka ndodhur ndryshim i rrënjësishëm në qasjen e universitetit, në qasjen ndaj financimit, që do të thotë deri dje gjithçka ishte e lidhur me buxhetin e shtetit, universiteti i Tiranës është në krye të një vargu universitetesh që e kanë rritur kapacitetin e tyre financues jashtë buxhetit të shtetit. 

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije se është një mbështetje prej rreth 11,2 miliardë lekë, ose 115 milionë euro, si grant për mësimdhënien, që ndahet në Fond Institucional dhe Fond për Mbështetjen Studentore duke mbështetur me paga rreth 5,800 personel akademik dhe administrative në 14 universitetet publike dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale. 

 Kumbaro theksoi se përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, qeveria vë në dispozicion 7 milionë euro për kërkim shkencor dhe për infrastrukturë shkencore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy