<p>Pak ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 18 leje ndërtimi për kulla në Tiranë që do të variojnë nga 20 deri në 50 kate. Ndërkohë opozita ka denoncuar vendimin e bashkisë së Tiranës për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” duke deklaruar se pas kësaj nisme fshihen interesa ndërtimi për të favorizuar kompani të caktuara në prag të zgjedhjeve. Gjergji Caca, arkitekt, tha në studion e MCN Informacion se KKT po sillet si të ishte Bashkia e Tiranës dhe kjo cenon pavarësinë e pushteteve.</p> <blockquote> <p><em>Është e pajustifikueshme sasia e ndërtimeve. Tirana është një lloj poli në Ballkan, e sjell koha dhe pozicioni gjeografik. Por kjo nuk justifikon. 80% e lejeve të ndërtimit janë në Tiranë. Kjo duhej menduar në planin e përgjithshëm. Ky plan miratohet nga Këshilli i Ministrave. Ky këshill po jep leje, pra po sillet si Bashkia Tiranë. Është keqardhje që kryeministri është ulur në nivelin e kryetarit të bashkisë. Ka pothuajse një vit që bashkia e Tiranës pothuajse nuk jep leje. Pra aty kalojnë në KM ose KKT. Kjo është shkelja e parë e asaj që njohim si ndarja e pushteteve. Nuk ka plan të mirëmenduar. </em></p> <p><em>Për mua është e jashtëligjshme që një entitet as i zgjedhur si korporata merr në pronësi Shqipërinë, sillet si privat dhe nuk përllogarit as një kosto minimale. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/JBft-ZW6xiE?si=dcKT1zkmpoYTBaha" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



