Vazhdojnë tragjeditë në ujrat e Mesdheut, ku vetëm këtë të martë të paktën 15 trupa të pajetë u nxorrën nga deti, ndërsa më shumë se 2700 emigrantë janë shpëtuar në një seri të operacioneve të shpëtimit në Mesdhe.
Operacionet e shpëtimit janë kryer nga rojet bregdetare italiane, shoqata humanitare e kryqit të kuq si dhe skuadra e shpëtimit Malta MOAs.



